Carmelo Anthony ka arritur marrëveshjen me Houston Rockets. Për-34 vjeçarin ky do të jetë ekipi i 4-t për më pak se 1 vit. Ai u hoq nga skuadra e Atlanta Hawks pas shkëmbimit që kjo e fundit pati me Oklahoma City Thunder, ekipi ku Melo luajti sezonin e shkuar. Anthony do të nënshkruajë kontratën me ekipin teksan menjëherë sapo të kthehet nga Afrika.

Aventura e tij me Thunder nuk shkoi ashtu siç pritej. Ai shënoi mesataren më të ulët në karrierë me 16.2 pikë për ndeshje. E forma e shatlartit ra akoma më shumë në play off, ku shënoi vetëm 11.8 pikë për ndeshje.

Është folur shumë për rolin që Anthony do të ketë me Houston, nëse do të jetë titullar apo do ta nisë ndeshjen nga stoli. Kur është pyetur në të kaluarën Melo ka qeshur duke thënë se ai nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë një lojtar stoli. Deri më tani ai nuk ka fituar asnjë titull në NBA, por është 3 herë kampion olimpik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Loading...