Pavarësisht paralajmërimieve, pragu i moshës së pensionimit nuk do të rritet. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska deklaroi se po bëhen analiza për përmirësimin e gjendjes në Fondin Pensional me qëllim që të mbulohet vrima buxhetore që shkaktoi pushteti i kaluar.

“Po punojmë për stabilizimin e sistemit të pensioneve në vend. Për 10 vjet me radhë qeveria e VMRO DPMNE-së tre herë ka rritur vrimën buxhetore në Fondin Pensional. Për momentin pensionet janë të qëndrueshme dhe të sigurta por ne si qeveri reformuese dhe përgjegjëse nuk mendojmë vetëm për pensionistët e tanishëm të cilët pensionet i marrin rregullisht por edhe për pensionistët e ardhshëm”, deklaroi Sinkron Milla Carovska, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale .

Ministrja Carovska gjithashtu theksoi se së shpejti dikasteri i saj do të hartojë dhe plan konkret për zgjidhjen e problemeve në Fondin Pensional. Megjithatë nga VMRO DPMNE-ja kritikuan punën e deritanishme të Carovskës duke e cilësuar si të paaftë për të realizuar projekte të rëndësishme për qytetarët.

“Prej 10 muajsh që kur Carovska është në krye të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale nuk është realizuar asnjë projekt të dobishëm për qytetarët. Vetëm skandale, papërgjegjësi dhe moskujdes”, përgjigjen nga VMRO-DPNME

Por ministrja Carovska si arritje të rëndësishme nënvizoi edhe zgjidhjen e problemit të 4535 personave të falimentuar, ndërkohë që 90 mijë persona që kanë marr pagë më të ulët se minimalja tani marrin paga më të larta, 138 punësime në Qendrat për Punë Sociale si dhe 486 punësimet në çerdhe etj.

Loading...