Carovska thotë se plani për punësim po jep efekte

Plani operativ për punësim për vitin 2018 dhe pilot programi “Garancë për të gjithë” po zbatohet me suksese. Kështu deklaroi në konferencë për mediat ministrja e punës dhe politikës sociale Milla Carovska. Janë krijuar mekanizma për uljen e papunësisë ndërsa në të ardhmen do të vërehen edhe rezultate tek punësimet e të rinjve, nënvizon ministrja. Ajo thekson se për masat për punësim të Planit operativ këtë vit janë ndarë 987 milion denarë, që është dyfish më shumë se në vitin 2016. Ministrja Carovska njofton se në përqindje të madhe është bërë realizimi i masave për trajnime për zanate, për asistent personal, për aftësi në punët financiare dhe bankare, aftësi në IT, në sferën e mbrojtjes dhe gjuhëve të huaja.

Milla Carovska, MPPS
“Deri më tani me masat për punësim janë përfshirë 4023 persona nga 6410 të planifikuar në nivel vjetor, që dëshmon efikasitet në imnpementimin e masave që është caku i këtij Plani”.

Në lidhje me pilot-programin Garancë për të rinjtë, i cili implementohet në Shkup, Strumicë dhe Gostivar, Ministrja Milla Carovska thekson se janë tejkaluar pritet e tyre.

Milla Carovska, MPPS
“Për pesë muaj përmes kësaj programe janë përfshirë 1979 të rinj, të rinj deri në moshën 29 vjeçare. Nga këto të rinjë të përfshirë, 586 tashmë janë punësuar, 705 janë inkuadruar në ndonjë trajnim ose praktikë dhe 952 persona janë inkuadruar në shërbimin për ndërmjetësim gjatë punësimit. Kjo përqindje e realizimit na jhep bazë që të bëjmë analiza se sa për qind të mjeteve do të ndahen vitin e ardhshëm dhe a do të shkojmë në implementim nacional ose do të mbesim në pilot-komunat ose pilot rajonet”.

Drejtorja e Agjencisë për punësim, Biljana Jovanovska nënvizoi se masat dhe programet e Planit operativ vjetor janë ndarë në dy grupe: Që çojnë në punësim të drejtpërdrejtë dhe masa që e rrisin punësimin e të papunëve.

Biljana Jovanovska, AP
“Mes programeve që shkaktoi interes të madh është programi për vetëpunësim, përfshirja e të cilin këtë vit ishte 1176 persona, ndërsa aplikuan 2184 të papunë. Nga ata 1521 persona deri më tani me sukses e përfunduan trajnimet për zhvillim të sipërmarrjes dhe zhvillim të biznes planit. 361 biznes plane tashmë janë të selektuara dhe përgatitura për regjistrim të subjekteve juridike. Për këtë masë 37 për qind janë gra”.

Sipas ministres së punës dhe politikës sociale, gratë janë më pak aktive në punësim. Kjo sipas saj, për shkak se deri më tani shteti nuk u ka dhënë hapësirë. Për këtë arsye për momentin bëhen analiza se si gratë të punësohen. /SHENJA/

Loading...