Çavkov u lirua nga paraburgimi me 1 milionë euro garanci

Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1 ka pranuar propozimin për përkujdesje dhe heqjen e masës së paraburgimit për ish-ministrin e brendshëm, Mitko Çavkov. Kjo masë u pranua pasi që sipas mediave maqedonase, pala mbrojtëse e Çavkov ka deponuar garanci prej 1 milionë euro dhe se bëhet fjalë për pronë të patundshme, informon INA.
Me masën e re, Çavkovit i merret pasaporta dhe ai ka për detyrë që një herë në javë të lajmërohet në gjykatë. Por ai deri tani ende është në paraburgim, pasi që nuk ka hyrë në fuqi vendimi dhe se pritet që Prokuroria Publike a do të bëj ankesë ndaj vendimit të këshillit penal. Çavkov është një nga të akuzuarit kryesor për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit të vitit të kaluar kur në Kuvend u sulmuan deputetë nga grupe të organizuara ku ishin deputetë, zyrtarë të policisë, staf i sigurisë së Kuvendit, por edhe zyrtarët e MPB-së me një krye Çavkovin. Ata akuzohen për kërcënim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë.(INA)

Loading...