Çdo qytetari të Evropës do t’i jepen falas nga 500 euro

Në përpjekje që të shpëtohet ekonomia e Eurozonës, akoma dhe më të zëshme bëhën idetë e ekonomistëve evropianë për çdo qytetarë të jepen nga 500 Euro, të cilat do te mund t’i harxhojnë për nevojat e tyre, pa obligim për t’i kthyer ato mjete si dhe për të njëjtat të mos paguajnë kamatë. Qytetarët harxhojë fare pak, dhe pikerisht për këtë fakt, ekonomistet propozojne që të ju jepën nga 500, madje deri në 2 mijë euro. Ekonomistet mendojnë se në ate menyrë do të nxitett dukshëm konsumi. Përndryshe, kjo nuk është hera e pare që mbrenda Bashkimit Evropian (BE), të përmendët nje ide e tillë. Disa vende tashmë në kohë krize e aprovojnë këtë ide, me qellim të nxitjes së harxhimeve. Gjermania dhe Franca, janë shembull për këtë, çdo qytetari i dhanë nga 500 Euro, me qëllim që të nxisin konsumin e mbrendëshëm. Logjika, sipas të cilës bazohen dhe orientohen ekonomistët, shpjegohet, sipas asaj se: qytetarët që marrin të holla në këtë mënyrë, ato të holla do t’i harxhojnë. Si përgjigje e asaj, kompanitë patjetër do duhet të zmadhojnë prodhimin e tyre dhe të punsojnë me shumë punëtore, që në fund të fundit do te sjell, rritje ekonomike, por jo, edhe rritje te çmimeve. Në periudhën sa më të vështirë të situatës në eurozonë, më shumë ekonomistë e thonë, dhe e përkrahin këte ide.

Loading...