Uncategorized

Çeliku: BDI-ja duhet të sjell risi, nëse dëshiron t’i fitojë zgjedhjet

bdi

Profesoresha Universitare, Gjyla Çeliku, thotë se çdo parti në që garon në zgjedhje, qofshin ato parlamentare apo lokale, duhet të dalin me oferta të kënaqshme për publikun si me platforma të mirëfillta dhe personalitete të dëshmuara, të pakomprementuara dhe pa asnjë të kaluar të errët kriminale apo korruptive, sepse sipas sajë populli shqiptar historikisht ka dëshmuar se aborton gjithçka, që nuk është për të mirën e tij.

“BDI-ja ka qenë një forcë politike, e cila, duam apo s’duam ne, ka sjellë edhe ndryshime radikale në shoqërinë tonë, duke e avancuar çështjen e shqiptarëve në Maqedoni, megjithatë ajo duhet ta përvijojë agjendën e sajë politike në përputhje me dinamikën e kohës, e cila, siç po e shohim të gjithë, ka një rrjedhë të shpejtë dhe kërkon risi edhe në spektrin politik”, deklaroi Çeliku pèr lajmpress

Ajo shtonë se strukturat udhëheqëse tè BDI-së  duhet të jenë në gjendje ta kuptojnë këtë, nëse dëshirojnë në masë të konsiderueshme t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme lokale dhe t’i rezistojë historisë.

“Përzgjedhje ka sa të duash si nga radhët e njerëzve të luftës, ashtu edhe nga radha e intelektualëve të rinj, me theks të veçantë nga radhët e grave intelektuale, që e kanë dëshmuar veten në arenën kombëtare dhe atë ndërkombëtare. Megjithatë, veprimet politike janë si veprimet në lojën e shahut, varet sa vizionar je dhe sa je në gjendje të sakrifikosh oficerët, për të fituar lojën”, përfundoi Çeliku./lajmpress.com/

 

To Top