Gjyla Çeliku profesoreshë  universitare në intervistën e saj të fundit dhënë për Lajm TV ka folur për realitetin politik në Maqedoni. Ajo shprehet e pakënaqur me ambientin politik pas zgjedhjeve.

“Zgjedhjet politike përfunduan , të thuash se u bë nami dhe ka disa rezultate të kënaqura, unë nuk jam e kënaqur sepse nuk pati reforma të duhura , dhe kandidat të duhur pritja më shumë ndryshime , me shumë fytyra të reja, pritja më shumë gra kandidate dhe ato nuk ishin dhe tash me shëndet ju qofshin” tha Çeliku.

Në pyetjen e Lajm TV nëse  është dobësuar apo forcuar pozita e femrës në shoqëri,Çeliku me përgjigje:

“Nuk mund të thuash se kemi një forcim pozicioni  të femrës , kemi vetëm dy kyetare  femra njëra është kyetare  e cila e ka lodhur opinionin 20 vite e cila ika lodhur televisionet dhe që nuk eka dëshmuar punën e vet, nuk eka dëshmuar qasjen e vet, nuk është se une ekam përkrahur këtë kryetare, por i dëshiroj përsëri suksese të paktën këto 4 vite të dëshmoj dicka.

Kryetarja  tjetër është kryetare e re, kryetare pa përvoj fundja të gjithë kanë qenë pa përvojë si kjo kryetare,e cila me disa iniciativa që ika marrë i dëshiroj suksese.

Shteti jonë, politika jonë është një politikë maskuliste e cila i trembet femrës e nëpërkëmbë femrën sepse femra është një nënë e cila din ta bëjë punën pa ndikime pa korrupsion, pa krim ndaj uroj që në zgjedhjet e ardhëshme nëse ka ndryshime në partitë politike, në qeveri të ket një avansim të femrës një integrim sepse ndryshimet në shoqëri vetëm gruaja din ti bëj”.

Nga këndëvështrimi i profesoreshës në Republikën e Maqedonisë ende nuk është koha për koalicione parazgjedhore në mes partive shqiptare dhe atyre maqedonase.

“Nëse marrim nga aspekti matematikor sepse politika është matematikë normal që arriti efektin dmth fituan partitë që bashkëpunuan me partitë maqedone.

Unë sjam pro bashkpunimit me maqedonet sepse nuk është koha e duhur , kam thënë në disa televisione të tjera dhe e them përsëri unë do të jem pro bashkëpunimeve shqiptaro-maqedone kur unë të llogaritem si qytetare shtetformuese e këtij shteti kur gjuha ime do të jetë zyrtare dhe kur të llogaritem qytetare e barabart në të gjitha sferat atëherë do të jem pro, por tani nuk jam sepse nuk kemi ndryshim të kushtetutës. Të gjitha lojrat politike që bëhen tani momentalisht për avancimin e gjuhës janë lojra, këtu nuk ka asnjëfarë ndryshimi sepse njëherë votohet për tu miratuar gjuhët tjera përvec gjuhës maqedone si nevoj e popullit sepse gjuha maqedone është e unifikuar pastaj avancohet gjuha shqipe pastaj do të realizohet do të hapet një agjension i cili do të denojë institucionet të cilat nuk e përdorin gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare” deklaroi Çeliku.

 

 

Loading...