Presidenti amerikan Donald Trump do të takohet me Vladimir Putinin dhe Recep Tayyip Erdoganin në Paris, kur krerët botërorë të mblidhen në Europën Perëndimore për ceremonitë kushtuar 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Atmosfera e dy takimeve të Trumpit me presidentët e Rusisë dhe Turqisë do të përcaktohet jo pak nga rezultati i zgjedhjeve të mesit të mandatit të së martës, si dhe një vendim në po të njëjtën ditë për të vendosur apo jo sanksione të tjera ekonomike për Rusinë, për shkak të përdorimit të armëve kimike në tokën britanike.

Sanksionet e mandatuara nga Kongresi do të ishin gjigante dhe do të errësonin atmosferën e një takimi që do të jetë i tensionuar edhe për shkak të vendimit të Shteteve të Bashkuara për t’u tërhequr nga marrëveshja për armët bërthamore.

Ndërkohë, takimi me Erdoganin do të ishte i pari që kur Turqia akuzoi aleatin e madh të Amerikës në Lindjen e Mesme, Arabinë Saudite, për vrasjen e gazetarit kritik Jammal Khashoggi.

Në kontrast, presidenti francez Emmanuel Macron, që është edhe organizator i ceremonive në Paris më 11 nëntor, shpreson të shfrytëzojë emocionet e rastit për të paralajmëruar se një ringritje e nacionalizmit, e udhëhequr nga udhëheqësit autoritarë, do të kërcënonte demokracitë liberale dhe institucionet e multilateralizmit.

Më shumë se 100 krerë të huaj do të marrin pjesë në ceremoni.

Loading...