Ç’faj kanë fëmijët n’Siri?

 

Gjyla Çeliku

A s’janë fëmijë si djali im, si i juaji, si i atyre që i mbysin? E pyeta mbrëmë veten n’momentin kur djali flente afër meje, unë lexoja, ai u zbulua, n’moment hyra në rrjetet sociale, ç’të shoh, tmerr i krijuar nga njerëz të gjallë, njerëz me fëmijë dhe pa ndjenja. Shikoj një video ku vajza ta këpuste shpirtin me lutjet për ndihmë dhe shpëtim. Ta mbuloj djalin e pyeta veten? S’ka faj djali, ndaj duhet ta mbuloj t’mos ftohet, po fëmijët e Sirisë a kanë faj? Jo s’kanë faj, por bota e egër me njeriun e çnjerëzuar dhe të transferuar në kanibal dhe para, ka faj. Vajza kërkonte ndihmë edhe nga vendet arabe, të cilat udhëhiqen nga udhëheqës me vetura ari dhe bëjnë 700 qejfe për një minutë. I akuzoj këto vende sepse, pjesa tjetër e botës mbjellë urrejtje ndaj njeriut mysliman duke e llogaritur terrorist dhe si qenie në zhdukje, ndaj nuk është që pres ndonjë ndihmë nga këto shtete, n’pritsha ndihmë është nga Zoti dhe njerëzit të cilët fëmijën e duan si fëmijë, pa racë, fe dhe komb. Miliarda derdhen kundër dhunës ndaj fëmijëve, as një denar, cent dhe euro, nuk derdhet për fëmijët e Sirisë. Si do ta definonit ju këtë foto në profilin tim, e cila është më e mira ndër 100000 më të dhimbshmet? Shkaku i fëmijëve s’doja të postoj foto të tjera që t’mos i traumatizoj, por fëmijët e Sirisë sa janë të traumatizuar që i përjetojnë masakrat? Unë s’kam forcë t’përgjigjem, përgjigjeni ju… #PrayForSyria

Loading...