Çfarë e pret Italinë pas largimit të kryeministrit Renzi

Humbja e thellë e referendumit kushtetues e detyroi kryeministrin italian të shpallë largimin, por italianët kanë filluar të preokupohen se ç’do të ndodhë më pas.

Matteo Renzi, pas kësaj humbjeje me 20 % diferencë, paralajmëroi se këtë të hënë do të mbledh Këshillin e Ministrave dhe do t’i dorëzojë presidentit Matarella dorëheqjen e tij. Pas kësaj, ka filluar të diskutohet se çfarë do të ndodhte më pas.

Huffington Post jep disa skenare se çfarë e pret Italinë pas largimit të Renzit:

Rikthim si kryeministër

Pasi ka shpallur largimin dhe ka deklaruar se ekperienca e tij si kryeministër mbaroi, Renzi ka pak gjasa të qëndrojë në këtë post. Vetëm nëse presidenti Matarella nuk e pranon dorëheqjen e paraqitur dhe i kërkon atij të formojë një qeveri të re. Në këtë rast ai do të kërkonte mbështetjen e shumicës aktuale ose do të krijonte një koalicion të ri me Forca Italia të Berlucsonit 80 vjecar, i cili e la pak ditë më parë një dritë të hapur për këtë. Megjithatë, ky version është pak i mundshëm.

Krijim i një qeverie teknike

Ky duket skenari më i mundshëm, pra që presidenti Mattarella të emërojë një qeveri të re të mbështetur nga shumica aktuale ose nga një mazhorancë më e gjerë. Emrat e shefave të kësaj qeverie kanë filluar të qarkullojnë: që nga ministry i Financave, Carlo Padoan, e deri tek kryetari i parlamentit, Pietro Grasso. Një qeveri e tillë do të kishte për detyrë të miratonte buxhetin e vitit 2017, të ndryshonte ligjin elektoral dhe pse jo të synonte të përfundonte mandatin deri në shkurt 2018. Por një hipotezë e tillë kundërshtohet nga lëvizja populiste 5 yjet e Beppe Grillos që tani gjendet më mirë se kurrë në saondazhe dhe kërkon zgjedhje të menjëhershme.

Shpërndarja e menjëhershme e parlamentit

Kjo mundësi duket e vogël sepse reforma elektorale që është kryer së fundi do të kishte kuptim vetëm me miratimin e kushtetutës që u hodh poshtë me referendum. Shpërndarjen e parlamentit e kërkon me forcë lëvizja 5 yjet që del fituese në sondazhe por ajo kundërshtohet nga pjesa më e madhe e forcave politike pikërisht për këtë shkak.

Në këtë pikë i vetmi arbitër mbetet presidenti Matarella, i cili duhet të shoh nëse pas humbjes në referendumin e së dielës, ka apo jo akoma një shumicë qeverisëse.

Referendumi i djeshëm u pa si një barometër i ndjenjave anti-establishment në Europë. Renzi kishte paralajmëruar se nëse humbiste do të jepte dorëheqjen megjithëse në ditët e fundit, kur pa sondazhet ai ndryshoi qëndrim duke deklaruar se kish bërë gabim që e kishte personalizuar shumë fushatën. Por, ai ka thënë se do të largohet në ora 00:30 të së hënës.

Ky rezultat konsiderohet si një fitore e madhe për lëvizjen anti sistem 5 yjet të Bepe Grilos dhe për ksonofobët e Lega Nord të Mateo Salvinit.

Loading...