Çfarë i bashkoi Sali Berishën dhe Edi Ramën 25 vjet më parë? Kjo është pyetja më normale që shtrohet sa herë botohet kjo foto.

Fotoja e shkrepur nga Roland Tasho, është bërë më 22 dhjetor 1990.Në të shihet kryeministri aktual Edi Rama, që i kërkon gjithë diçka Sali Berishës. Bashkë me ta është edhe Ardian Klosi, mik i pandarë i Edi Ramës.Fotografia është bërë tek Qyteti Studenti ku PD mbante takimin e parë të madh, atë të legalizimit.Veç drejtuesve të PD-së, aty takim merrnin pjesë edhe shumë intelektualë e mbështetës të opozitës.Në atë bisedë, Edi Rama dhe Sali Berisha po diskutojnë çështjen e një gazete opozitare, që pritej të dilte ato ditë dhe që më pas mori emrin “Rilindja Demokratike”.

Loading...