Nga Stevan Gajic/Pravda

Kërkesat që ka marrë Serbia gjatë dy dekadave të fundit arritën klumin nëpërmjet një “letre” britanike. Ky dokument u shkrua në një formë ultimatumi. Ai e kushtëzon Serbinë që ta njohë praktikisht provincën e saj të rrëmbyer të Kosovë-Metohisë si një shtet të pavarur, si e vetmja mënyrë që të hapen kapitujt e procesit të hyrjes në BE. Në këtë mënyrë, britanikët i kanë tronditur aspiratat e Serbisë për t’u integruar në BE me një lëvizje të vetme Titanike. Një gjë e tillë mund të rezultojë se është me të vërtetë e tepërt,e dhe për euroentuziaztët liberalë serbë.

Por nuk mbaron me kaq. Më 27 tetor Federica Mogherini nënshkroi për BE-në Marrëveshjuen e Stabilizim-Asocimit me separatistët e Kosovë-Metohisë, sikur të ishte një shtet i pavarur. Në këtë mënyrë BE-ja reshti së qeni neutrale mbi statusin e provincës dhe i dha Serbisë një shuplakë diplomatike në fytyrë.

Vetëm një ditë më pas, zyrtarët separatistë shqiptarë në Kosovë-Mëtohi, ‘Presidenti’ Atifete Jahjaga dhe ‘Kryeministri’ Isa Mustafa, thanë se se e pezullojnë procesin e krijimit të Shoqatës së Komunave Serbe (CSM), një marrëveshje e nënshkruar në Bruksel nën petkun e Be-së më 2013-n që kishte për synim ‘normalizimin’ e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe separatistëve. Shoqata kishte për synim të ishte një rojë e brishtë e të drejtave themelore të serbëve të mbetur në provincë. Znj. Jahjaga tha se “Gjykata Kushtetuese e Kosovës duhet të thotë fjalën e fundit për këtë marrëveshje”. Z. Mustafa shtoi se çdo vendim i kësaj ‘gjykate’ do të respektohet. Kjo erdhi pas javësh të tëra kaosi në ‘parlamentin’ e separatistëve, i provokuar nga partia ultrancionaliste e etnikëve shqoptarë e quajtur Vetëvendosja, deputetët e së cilës hidhnin vazhdimisht gaz lotsjellës gjatë diskutimeve për CSM-në. Edhe pse marrëveshja e Brukselit është tejet e favorshme për palën shqiptare, koncesioni i saj i vetëm për Serbinë dhe Kosovë-Metohinë – pavarësisht se sa i vogël – u trumbetua sikur qe shumë për separatistët dhe sponsorët e tyre të NATO-s.

Tepër interesant, ose mjaft tregues, është fakti që kjo ndodhi në mes të vizitës së profilit të lartë në Moskë të kryeministrit të Serbisë Aleksandar Vucic, i cili shoqërohej nga tetë ministra dhe dhjetëra biznesmenë.

Por gjëja më e mirë është se sjellja ‘jokonstruktive’ e udhëheqësve të separatistëve etnikë shqiptarë mund të jetë një lajm i shkëlqyer për Serbinë. Autoritetet serbe tani kanë një mundësi historike që ta ndryshojnë rrënjësisht politikën e tyre të jashtme, të ndalin marrëveshjet vetëvrasëse të Brukselit dhe ta braktisin atë pa u turpëruar, sikurse bënë separatistët që i përdhosën marrëveshjet e garantuara nga Brukseli. Dhe zyrtarët serbë, me në krye kryeministrin Vučić dhe ministrin e Jashtëm Ivica Dačić, që të dy personalisht të përfshirë në Marrëveshjen e Brukselit, tani kanë një mundësi unike që të mos mbahen mend si tradhtarë dha ta ndreqin imazhin e tyre në politikën dhe historinë serbe.

Kjo mundësi për ndryshim erdhi në një moment të përkryer, gjatë vizitës së kryeministrit në Moskë. Edhe pse publiku nuk e ka të qartë se çfarë ndodhi saktësisht gjatë asaj vizite, një sër kontratash u nënshkruan dhe u arritën disa marrëveshje, që variojnë nga kultura te ekonomia, energjia, bujqësia dhe ushtria. Kjo e fundit pritet të jetë më e rëndësishmja. Sipas spekulimeve të mediave dhe deklaratave lakonike të kryeministrit Vucic, Serbia është gati të blejë helikopterë, sisteme të avancuara mbrojtjeje ajrore dhe ndoshta edhe avionë luftarakë. Në momentin kur të gjithë fqinjët e Serbisë që janë anëtarë të NATO-s po armatosen, këto blerje janë mëse të nevojshme. Duhet patur parasysh se vetëm Kroacia ka marrë raketa amerikane me rreze 300 kilometra. Mediat dhe zyrtarët kroatë as që u munduan ta fshihnin se këro raketa kanë për objektiv Serbinë.

Duke qenë se të gjithë fqinjët e Serbisë janë në NATO (Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Hungaria dhe Rumania), apo në proces për t’iu bashkuar asaj (Maqedonia dhe Mali i Zi), ose të pushtuara nga NATO (Bosnje-Herzegovia), vendi ose do të detyrohet të aplikojë për t’iu bashkuar kësaj aleance (nën kushte poshtëruese) ose duhet të forcojë aftësitë mbrojtëse.

Nëse qeveria serbe do e shfrytëzojë këtë mundësi, vizita e Moskës do të rezultojë historike. Ajo do të sjellë një ndryshim të domosdoshëm radikal gjeopolitik në politikën e jashtme të Serbisë dhe një hap përpara në mëvetësinë në arenën ndërkombëtare dhe në mbrojtjen e minimumit të interesit kombëtar.

Përshtati: Syri.net

Loading...