Çfarë sfide! Në Arsenal – Chelsea fitoi spektakli

Megjithëse drejtuesit e Premier League janë kritikuar nga shumica e trajnerëve të klubeve më të mira të ishullit britanik, Chelsea dhe Arsenal kanë zbritur në fushë më të motivuar se kurrë në këtë mbrëmje të ditëve të para të vitit të ri duke dhuruar spektakël në fushë. Ishte një ndeshje e madhe nga të dyja skuadrat, dhe në fund barazimi 2-2 ishte rezultati më i drejtë në Emirates.

Megjithëse nuk prodhoi gola, pjesa e parë u karakterizua nga një lojë fantastike me një ritëm të lartë nga të dyja skuadrat. Edhe mundësitë për të shënuar nuk munguan, por Alexis Sanchez dhe Lacazette nuk u treguan të saktë përpara portës. Ndërsa për miqtë ishin Morata dhe Fabregas të rrezikshëm. Pas pushimit stili i lojës dhe ritmi mbetën të njëjtë dhe si pasojë golat nuk munguan.

Jack Wilshere zhbllokoi rezultatin me një gol të mrekullueshëm përpara se Hazard të barazonte gjithçka. Ndeshja bëhej sa nga njëri krah në tjetrin dhe Chelsea gjen avantazhin për të parën herë me Marcos Alonso shumë pak minuta përpara fundit.rsenal hidhet në sulm dhe është një tjetër mbrojtës krahu ai që barazon rezultatin në kohën shtesë, pikërisht Hector Bellerin. Chelsea mundohet të kundërpërgjigjet por Zappacosta është i pafat kur godet shtyllën. Një sfidë reklamë për Premier League mes dy skuadrave londineze.

https://www.youtube.com/watch?v=duCd0Gy-k14

Loading...