Chelsea huazon Kovacicin, por nuk ka të drejtën e blerjes

Sipas prestigjiozes spanjolle, “Marca”, Mateo Kovaçiç tashmë po udhëton për në Londër, për t’u bashkuar me Chelsea, një klub u arrin në formë huazimi, pa asnjë mundësi blerjeje nga blutë e Londrës. Ai duhet të kthehet vitin e ardhshëm në “Bernabeu”, sepse Real Madridi nuk dëshiron të privohet nga potenciali i tij i jashtëzakonshëm.

 

Lojtari ballkanas, i cili e kishte qartësuar qëndrimin e tij për ta lënë Real Madridin, për të shijuar më shumë minuta aktivizim, do të kalojë kontrollet mjekësore me Chelsea këtë pasdite dhe do të nënshkruajë kontratën për një vit. Nëse nuk ka pengesë, marrëveshja mund të shpallet këtë pasdite.

Loading...