Të shumta ishin fjalët në merkato për një transferim të lojtarit belg, Eden Hazard në drejtim të Realit të Madridit, por duket se përfundimisht lojtari do të qëndrojë në Londër të skuadra e Çelsit. Sipas mediave angleze lojtarit do ti ofrohet një kontratë marramendëse në ditët në vijim.

eden hazard

Plot 300 mijë sterlina në javë, që do të thotë se Hazard do të jetë lojtari më i paguar në historinë e “The Blues”. Ndërkohë edhe lojtari është shprehur i lumtur me ardhjen e Sarrit duke i pëlqyer skemat dhe mënyrën e tij të lojës.

Loading...