Kuriozitete

Chevrolet sjell kondicionerin për smartphone

cnd

Chevrolet

Telefonat janë bërë pjesë e pandashme për njerëzit ditëve të sotme. Ata përdoren kudo, në shtëpi, jashtë, madje edhe në veturë.

Ndonjëherë nga përdorimi për një kohë të gjatë edhe mund të nxehen, ndërsa kjo paraqet problem për ta pasi ngadalëson funksionimin e tyre.

Për këtë Chevrolet ka menduar që të bëjë nj zgjedhje duke krijuar një kondicioner për telefonat, transmeton Klan Kosova.

Active Cooling Phone është duke u testuar nëpër makinat e kësaj firme edhe është duke treguar shumë i suksesshëm.

Kjo do të funksionojë duke shpërndarë ajrin e ftohtë që vjen nga makina dhe shkon në vendin ku ndodhet telefoni juaj

To Top