Arrestimi i deputetëve dhe 100 aktivistëve të Vetëvendosjes. “Me burgosjen e Albinit ka humbur pushteti, Albini me këtë forcohet. Krejt kjo çka po ndodhë po ia shtron atij rrugën drejt pushtetit”, thotë Spahiu.

E shtuna ishte dita kulminante në vazhdën e kundërshtimeve që opozita ia ka bërë marrëveshjeve për Demarkacionin dhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Mijëra qytetarë të Kosovës, morën pjesë në manifestimin e opozitës së bashkuar.
Ndonëse me flet arrest, i pranishëm në “Manifestimin për Republikën”, ishte edhe ish-kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Në këtë mënyrë, ai sfidoi organet e rendit duke e mbajtur një fjalim të gjatë para masës, së entuziazmuar.
Kurti, në qendër të fjalimit të tij, kishte vendosur ëndrrën e shqiptarëve për bashkim kombëtar, derisa pak fjalë i foli lidhur me çështjet për të cilat ishte ftuar manifestimi i opozitës.
Numri i të arrestuarëve së bashku me Kurtin shkoi në rreth 100 veta, përkatësisht 97 aktivistë, mbi 20 prej të cilëve janë liruar.

I mbetën “këmbët e arushës në dorë”

Gjysmë ore pas manifestimit, Policia e Kosovës, i ra në gjurmë për ta arrestuar më pas tek selia qendrore e Lëvizjes Vetëvendosje. Por, gjatë arrestimit Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, hasi në rezistencën e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët më pas u arrestuan bashkë me Kurtin.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Loading...