Ujërat e lumit Vardar, Lepenc e Pçinje të mbytura në mbeturina, bakterie të shumta e materie të tjera helmuese. Analizat e fundit të mostrave të marra nga Instituti e Shëndetit Publik kanë treguar se k;to ujëra u përkasin kategorisë së pestë për nga aspekti higjienik, kategori e cila i rangon në nivel shumë të ulëtpër nga pastërtia. Por pavarësisht kësaj, qytetarë të shumtë iu drejtohen ujërave të këtyre lumejve për tu freskuar në verë. Nga Instituti i Shëndetit alarmojnë që qytetarët të mos zhyten nëpër ujërat e tyre meqë rreziqet për infeksione dhe sëmundje të tjera të lëkurës janë shumë të mëdha.

Periudhën e fundit kur Qendra për Shëndet Publik mori mostra të ujit, ndodhi që të kemi cilësi të kategorisë së 3 dhe 4 për nga aspekti kimik. Kategori e katërt janë analizat bakteriale, ndërsa kategoria e 4 dhe 5 janë analizat kimike. Në ujërat e kategorisë së tretë veçmë ndalohet larja, ato ujëra janë shumë të rrezikshëm për fëmijët e vegjël dhe personat me lëkurë të ndjeshme dhe të mos flasim për kategorinë e katërt dhe të pestë. Gjithsesi ne mjekët apelojmë të mos shfrytëzohen për tu larë. Apeloj deri tek prindërit dhe fëmijët të kenë kujdes se ku lahen, sepse ajo bakterie mund të qëndrojë me javë dhe me muaj të tërë në lëkurë dhe më pas të manifestohen disa kruarje apo ndezje të padëshirueshme të lëkurës, irritim të syve e të tjera – deklaroi Lupço Kostadinovski, Qendra e Shëndet Publik.

Sa ju përket liqeneve dhe pishinave të ndryshme që shtrihen në gjithë territorin e vendit, nga Instituti i Shëndetit Publik thonë se deri më tash nuk është konstatuar ndonjë parregullsi. Nuk kanë informacione nëse deri më tash ka pasur pacientë, të cilët u janë drejtuar klinikave të infektimeve në lëkurë, si pasojë e papastërtive nëpër ujërat e liqeneve dhe lumenjve të vendit.

Sipas informacioneve të fundit të cilat u analizuan para fillimit të sezonit, liqenet e vendit janë të sigurta për qytetarët. Janë në rregull për nga aspekti mikrobiologjik. 19:25 “Raste, të cilat kanë ardhur në Klinikë dhe të thonë se jam larë në Vardar dhe u sëmura, nuk kemi pasur. Por mund të ketë infeksione të cilat kanë ardhur nga larja nëpër vendet në të cilat është e ndaluar – tha Mihail Kocubovski, Epidemiolog Instituti i Shëndet Publik.

Instituti i Shëndetet gjatë javës së ardhshme do të merr katër lloje mostrash uji për analizë edhe në liqenin Treska i cili edhe pse me vite të tëra rezulton të jetë i ndaluar për qytetarët, prapëseprapë ka frekuentim të lartë nga ana e tyre. Sipas standardeve të rregulluara me brenda një viti Qendrat për shëndet publik duhet të marrin 70 mostra uji për analiza./Alsat-M

Loading...