Ambasadori amerikan në Maqedoni Xhes Bejli, dje përmes facebook-ut ka postuar disa fotografi në natyrë. Ai ka bërë një shëtitje në parkun nacional të Mavrovës, dhe siç mund të vlerësojmë nga fotografitë, Bejli ka pasur një kohë të mirë, raporton “lajmpress”. Në këto fotografi, shihet edhe një fakt i pa mohueshëm sa i përket mentalitetit të politikanëve amerikanë të cilët kanë edukatë të lartë, ku siç mund të shihni, një ambasador i SHBA-ve pastron mbeturinat në vendin ku ka qëndruar, një gjë që vështirë do të ndodhte me politikanët në Maqedoni.

Loading...