Kryeministri grek Akeksis Cipras në gjysmën e dytë të tetorit në Uashington do të takohet me presidentin amerikan Donald Tramp, lajmëruan mediat greke.

Në disa ditët e ardhshme këtë informacion pritet ta konfirmojë edhe Shtëpia e Bardhë, pasi do të saktësohet data e saktë për takimin.

Sipas “Realnjuz,gr”, Qeveria greke dëshiron të marrë mbështetje nga Trampi për “çështjet e hapura në rajon”, siç janë çështja qipriote dhe tensionet në Detin Egje.

Cipras gjithashtu “do të kërkojë të ulet presioni për zgjidhjen e çështjes me emrin e Shkupit, pa autoritetet maqedonase ta braktisin irredentizmin, lajmërojnë botimet onlajn greke.

Loading...