Cipras: Marrëveshja e Prespës mund të jetë model për të tjerët

Kryeministri grek Aleksis Cipras, në fjalimin e tij para Parlamentit Evropian i theksoi sukseset diplomatike të qeverisë së tij në rajon, duke e quajtur Marrëveshjen e Prespës  “kulmin e përpjekjeve tona”.

“Me kryeministrin e IJRM-së Zaev, arritëm të gjejmë një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët pa përdorimin e forcës, por përmes diplomacisë dhe dialogut. Kjo marrëveshje mund të jetë një model për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në rajonin tonë”, deklaroi Cipras para eurodeputetëve.

Aleksisi Cipras sot në mëngjes mban një debat me eurodeputetët në seancën plenare të Parlamentit Evropian për të ardhmen e Evropës.

Loading...