Për të realizuar vizionin e një Selaniku më ndryshe, Selaniku, lider i Ballkanit dhe të jetë pika bazë tregtare, e transportit, energjetikës dhe ekonomisë në rajon, ndihmon edhe Marrëveshja e Prespës, tha Kryeministri grek Aleksis Cipras në një takim me administratën e Panairit Ndërkombëtar. Cipras e përshkroi panairin e këtij viti si historik, sepse është i pari në periudhën post-memorandumit, si dhe foli gjithashtu për vizionin që Selaniku të bëhet kryeqyteti ekonomik dhe tregtar në Ballkan.

Hapi i parë është që Selaniku të marrë një rol udhëheqës në Ballkan dhe brenda kësaj kornize, për ta realizuar këtë vizion, besoj thellë se marrëveshja me ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë po ndryshon drejtimin dhe orientimin e qytetit dhe të Greqisë Veriore. Selaniku dhe Greqia Veriore nuk do të jenë më me shpinën kthyer drejt një zone që ekonomikisht dhe komercialisht ka rëndësi jetike, e ato janë vendet fqinje dhe është e orientuar që të bëhet pika bazë tregtare, e transportit, energjetikës dhe ekonomike e Ballkanit, dhe Selaniku të jetë porti i parë në Ballkan, ky është hapi i parë për të pasur një vizion të një Selaniku më ndryshe , tha Aleksis Cipras.

Loading...