Përkundër rrymës retrograde që ekziston në skenën ndërkombëtare, Greqia bëri marrëveshje historike me shtetin fqinj, tha, mes tjerash, kryeministri grek Aleksis Cipras në konferencën e organizuar nga oda greko-amerikane, lajmëron korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Duke folur për sfidat e Greqisë për vitin e ardhshëm, foli edhe për klimën ndërkombëtare në të cilën vijojnë përpjekjet për përmirësimin e vendit.

Tha se marrëdhëniet tradicionale mes vendeve po kalojnë krizë dhe janë vënë në dyshim, po përforcohen rrymat nacionaliste të cilat në disa vende vijnë edhe në pushtet.

“Vendi ynë, kjo vlen të theksohet, në kundërshtim me këtë, më lejoni ta përmend si rrymë retrograde të kësaj ere, në periudhën e kaluar, në qershor të këtij viti bëri marrëveshje historike me shtetin fqinj verior, me ish Republikën jugosllave të Maqedonisë për një çështje që ishte e pazgjidhur në 35 vitet e kaluara, edhe një herë duke dhënë shembull si forcë e paqes, bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe stabilitetit në rajonin tonë”, tha Cipras.

Loading...