Athinë, 11 tetor 2018 – Hap i guximshëm dhe inkurajues, kështu e karakterizuan marrëveshjen e Prespës, kryeminsitri grek, Aleksis Cipras dhe presidenti gjerman, Frank-Valter Shtajnmajer gjatë takimit të tyre të sotëm në pallatin presidencial në Athinë.

Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, në deklaratat në fillim të takimit, Shtajnmajer e përshëndeti marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe shprehi keqardhje për rezultatin e referendumit, përderisa Cipras tha se Marrëveshja e Prespës është model i mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjelltë mes dy popujve.

“Erdha këtu për ta shprehur respektin tim ndaj përpjekjes posaçërisht të guximshme që e bëtë për të ekzistuar marrëveshja me IRJM-në, me vendin fqinj, e cila ishte hap jashtëzakonisht i guximshëm nga ana juaj dhe më vjen shumë keq që rezultati i referendumit nuk dha zgjidhje përfundimtare. Shumica e madhe e atyre që dolën në votim, gjithsesi ishte për këtë Marëveshje, e mbështetën, por megjithatë nuk ishte e mjaftueshme kjo shumicë. Shpresoj se përpjekjet e mëdha që u investuan, nuk do të jenë të kota”, tha Shtajnmajer.

Kryeminsitri grek, duke folur për bashkëpunimin dhe iniciativat e Greqisë më gjerë në rajon, e përmendi marrëveshjen e Prespës si mdoel për mirëkuptim mes dy popujve.

“Posaçërisht në Ballkan bëmë një hap të guximshëm, inkurajues me Marrëveshjen e Prespës. Besoj se kjo Marrëveshje është model i mirëkuptimit mes dy popujve, të cilët dëshirojnë të jetojnë qetë, asnjëri të mos nënvlerësojë historinë dhe identitetin e tjetrit. Hap inkurajues, i cili besoj se kontribuon për stabilitetin e Ballkanit, por edhe më gjerë në rajon”, tha Cipras gjatë takimit me presidentin gjerman.

Loading...