CIVIL: Personat fantom fugurojnë në listën zgjedhore

Me rastin e mbajtjes së referendumit më 30 shtator në Maqedoni, për marrëveshjen me Greqinë, deri tek organizata Civil kanë arritur dhjetëra paraqitje për problemet me listën zgjedhore. Nga kjo organizatë thonë se problemet e vjetra me Listën Zgjedhore janë akoma evidente. Sipas tyre, votuesit fantom akoma janë të pranishëm në listë për të votuar.

Problemi me të cilin Maqedonia është përballur vazhdimisht në zgjedhje, përsëri është aktual. Ashtu siç thonë nga OJQ CIVIL, fantomët janë kthyer dhe mirë janë “vendosur” në adresat e qytetarëve, ndërkaq personat e vdekur ende figurojnë në Listën Zgjedhore.

“Gjatë ditës së parë të kontrollit publik të Listës Zgjedhore me rastin e referendumit, deri te CIVIL kanë ardhur dhjetëra paraqitje për problemin. Problemet e vjetra, edhe pse na sigurojnë politikanët edhe KSHZ, ende janë evidente. Kjo është thirrje deri te qytetarët dhe të paraqiten deri te CIVIL”, thuhet në reagim.

Ata thonë se qytetarët të cilët kanë denoncuar probleme të tilla në KSHZ, nga atje janë udhëzuar që të drejtohen tek Ministria e Punëve të Brendshme.

“Qytetarët përsëri e dëgjojnë këngën e vjetër: çdo herë dikush tjetër është fajtor”. Ju bëjmë thirrje institucioneve që të zgjidhin rastet të cilat janë paraqitur nga qytetarët”, theksojnë nga Civil.

CIVIL i fton qytetarët që ta kontrollojnë listën zgjedhore dhe t’i paraqesin parregullsitë në adresën e tyre. Kontrollin e Listës Zgjedhore mund ta bëni në linkun e mëposhtëm. /Art Channel/

Loading...