Çka kam kontribuar unë si shqiptare e Maqedonisë për Kosovën?

Gëzuar Kosovë

Gjyla Çeliku

Unë si shqiptare e Maqedonisë s’kam bërë shumë për t’menduar që t’kam dalur haku, të ndjehem borxh. Unë kam përkthyer këtë libër që ju shikoni “Çlirimi i Kosovës” nga David L. Philips, unë e themelova një Akademi Amerikane në Kosovë ku çdo diplomat nga Ambasada e Amerikes mbante nga një ligjeratë dhe çdo ekspert i ardhur nga Amerika mbante ligjeratë(dështoi projekti pas 6 muajsh shkaku i shqiptarëve të Kosovës, jo i amerikanëve), unë gjithashtu e fitova një donacion me mbi 3500 libra të gjuhës angleze të të gjitha fushave, donacion i nisur për Serbi dhe nga kontaktet e mia, i përgjysmuar për Kosovë, por shqiptarët e tu s’donin donacione, donin miliona brenda natës, edhe sot nuk e di ku shkuan librat, nëse i kanë shitur, uroj kurrë hajërin mos t’ua shohin. Unë vazhdoj përsëri të mendoj dhe kontriboj, aq sa mendoj për shqiptarët e mi në Maqedoni, sepse ti Kosova ime me shumë vuajtje mbrrine ditën sot, por ende je një shtet që të duhet ndihmë dhe orientim i duhur, kam shumë për të thënë për uzurpuesit e tu, por s’dua ty të të lendoj sot, por dua që këtë ditë t’ua uroj gjithë diasporës shqiptare, përfshirë edhe shqiptarët e Maqedonisë në Amerikë, të cilët edhe dollarin e fundit e kanë dhënë për UÇK-në, edhe dollarin e fundit e kanë dhënë për lobime me politikën amerikane dhe intervenimin për ndaljen e masakrave të ’99-tës. Lobimet kushtojnë shumë të dashur miq, por diaspora s’e ka menduar, duke qëndruar nga dhjetë veta nëpër banesa veç e veç t’kursejnë para për Kosovën, ndaj unë them s’kam bërë asgjë për ty, sa ka bërë diaspora, unë e ndjej obligim t’kontriboj për ty, por edhe politika kosovare ka obligim ndaj gjithë diasporës shqiptare.
Ty t’imponuan flamurin që nuk ka elemente t’kombit tënd, ti e bëre hallall sepse të çliruan Amerika dhe Nato, por politikanët përsëri të izoluan sepse qytetarët s’mund të lëvizin si qytetarë në Evropë dhe t’gëzojnë të mirat e BE-së, ndaj sot të uroj si një bijë nga zemra që viti i ardhshëm t’mos të të gjejë n’këtë gjendje të izoluar dhe korruptuar, por të europianizuar dhe riçliruar!
Gëzuar Kosova Ime!

Loading...