Ismail Ganiu

Këto ditë shumë po flitet për ‘’Pajtimin Kombëtar’’duke aluduar për pajtim dhe amnisti. Për mendimin tim është shumë afër të futet edhe në dokumentet shtetërore kjo pajtese si çështje ligjore, ku do t’i detyrojnë shumë gjëra të falen dhe nuk e di si dhe çka do të përfshijë ky dokument. Pikë së pari, dua të theksoj se çka nënkuptojmë me termin kombëtar vetëm maqedonasit në mes veti të pajtohen apo edhe te gjithë popujt apo pjesëtarë te popujve jo maqedonas. Dhe menjëherë parashtrohet pyetja se kush me kë do të pajtohet dhe si dhe në çfarë kushte do të pajtohet? Cili popull do të fitojë nga ky pajtim eventual dhe kush do të humbë? Pa pasur asnjë prapavijë politike, nuk e kam të qartë se çka dhe kujt do t’ia falin shqiptaret gabimin apo dëmin e bërë dhe si do t’ia falin kur nuk është në kompetencat e tyre ajo që duhet falur. P.sh. Si do të falin Sopotasit vuajtjet e tyte gjatë fazës hetimore dhe gjatë gjykimit, i cili akoma nuk ka mbaruar dhe kanë kaluar jo më pak se një dekadë nëpër burgjet e shtetit, duke u maltretuar. Dhe në fund, si mund të falet gjithë kjo katrahurë, kur askush nuk mendon se duhet dëmshpërblyer për dëmet që u janë bërë dhe bërësit të marrin dënimin e merituar dhe jo veç ky rast, por te gjitha gabimet nga cila palë qofshin bere. Pra te falen ato gabime ,qe nuk i gjykojnë organet kompetente te shtetit dhe ato qe nuk kane sjelle dëme materiale apo edhe morale,ndaj njeri tjetrit. Edhe njëherë po e potencoj një gjë qe po me duket se diçka po fshihet dhe se nuk po paraqitet ne opinionin e gjere se kush dhe çka do te fitoje me këtë falje-pajtim? Nje pyetje qe kam bere pak me herët se maqedonasit njëherë duhet ta formojnë ‘’Popullin e Maqedonisë’’ ku do te hynë maqedonasit dhe shqiptaret si shtetformues dhe te gjithë te tjerët te barabartë ne te gjitha sferat e jetës me lojalitetin, si dhe obligimet ndaj këtij shteti e pastaj te shohim se kush dhe çka ka për te falur njeri tjetrit për gabimet apo demet, qe ia ka bere njeri-tjetrit dhe me ne fund te kërkohet ajo falje. Duke potencuar për te gjitha ato lëshime qëllimkeqe qe u kane bere kujtdo qofte dhe pastaj te pendohen dhe te pranohen këto lëshime ogurzeza qofte nga individë apo nga vet organet shtetërore për qëllime te caktuara. Pra, është me se e nevojshme qe popujt e Maqedonisë te pajtohen ne mes veti për te ecur përpara për ne NATO apo EUROPE,sepse ajo ka deklaruar se te hidhëruar ne mes veti nuk na don. Ajo nuk donë qe te ketë probleme me popujt e Maqedonisë ne Europe, por kërkon qe ne te pajtohemi ne shtëpi dhe pastaj te pajtuar te shkojmë ne Europe. Sigurisht se dikush i ka menduar gjerat mire, por një aksion apo aktivitet i tille me përmasa shtetërore duhet te organizohet mire dhe me një transparence te vërtetë dhe me një ndjenje te madhe për humanitet dhe dashuri e respekt ne mes te gjithë banoreve te këtij shteti, që njëherë e përgjithmonë popujt e Maqedonisë ta kuptojnë dhe ta ndijne veten te barabarte dhe te sigurt ne këtë shtet te përbashkët dhe jo çdo gjë qe ekziston apo edhe e ka falur natyra te përvetësohet nga kombi maqedon dhe asgjë nuk u takon te tjerëve. Pra çdo gjë qe është arrit apo është ndërtuar me shekuj te quhet me mbiemrin ‘’makedonska’’ duke e përvetësuar maqedonasit vetem per vete si komb dhe jo si pasuri apo vlere e përbashkët e te gjithëve si ‘’Popull i Maqedonisë’’

Loading...