Në Maqedoni ekziston optimizëm për anëtarësim në institucionet euro-atlantike, në BE dhe në NATO.
Procesi i skriningut për Maqedoninë do të thotë shumë punë ku do të duhet të kyçen shumë institucione vendore dhe organizata jo-qeveritare që kanë përvojë në këtë proces nga vizitat e punës nëpër vendet evropiane.

Procesi i skriningut, sipas faqes zyrtare të Komisionit Evropian, zyrës për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë, do të thotë “Ngjizje të planeve dhe ligjeve për integrim në BE të vendeve që tentojnë anëtarësimin”

I gjithë procesi i skriningut ka 35 kapituj të cilat duhet të kalohen me shumë kujdes thuajse nëpër të gjithë institucionet dhe drejtoritë e shtetit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kapitulli 19-të: Politikat sociale dhe punësimi
Ky kapitull përfshin standarde minimale në drejtim të drejtësisë, barazisë, shëndetësisë dhe sigurisë në punë dhe ligji për mbrojtje ndaj diskriminimin. Shtetet që kanë qëllim anëtarësimin duhet të marrin pjesë në dialogun shoqëror në nivel të shteteve anëtare, të cilat e kanë të kryer këtë praktikë.

Fondi Evropian social është mjeti i cili do të mbështes të gjithë këtë proces për të sjellë në një vijë edhe politikat sociale të shteteve që mëtojnë anëtarësimin.

Ky kapitull lidhet ngushtë edhe me kapitullin 22 që është për politikat shtetërore në drejtësi dhe garancë për punësim.

Telegrafi Maqedoni në ditët në vazhdim do t’ju sjell harmonizimi e ligjeve të Maqedonisë, pas procesit të skriningut në vend, sipas çdo kapitulli.

Loading...