Situatë alarmante është duke ndodhur në radhët e reprezentacionit të Maqedonisë një ditë përpara takimit eliminator të ligës së Kombeve kundër Lihtenshtajnit.

Pak më parë informuam se katër futbollistët, Hasani, Cikarski, Spirovski dhe Nikolov janë ankuar në dhimbje stomaku, paraditën e së premtes. Pasi mjekët morën të gjitha masat, këta katër tani ndihen më mirë dhe do të jenë të pranishëm në stërvitjen e pasdites.

Mirëpo, tani marrim vesh se edhe katër lojtarë të tjerë ankohen në dhimbje stomaku dhe ata janë: Arijan Ademi, Gjoko Zajkov, Stefan Ristovski dhe Mitov Nilsen. madje ka mundësi që të kërkohet anulim i ndeshjes, i cili është programuar për të shtunën (ora 20:45) në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup.

Loading...