“Çkemi Albanian”, prestigjozja “New York Post” flet shqip, ja arsyeja

Gazeta prestigjoze “New York Post” ka shkruar sot në shqip fjalët “Çkemi Albanian”, duke dhënë
lajmin se shkollat e NYC tani me ligjin e ri kanë për të ofruar mësime në gjuhën shqipe.
Shkollat në New York ofrojnë mësime në disa gjuhë të ndryshme, ndërsa të enjten u lajmërua se
listës do t’i shtohet edhe gjuha shqipe.
Të paktën 60 000 shqiptarë banojnë në shtetin e New York-ut, më shumë se në ndonjë shtet tjetër të
SHBA-së.
Më shumë se gjysma e tyre, sipas një studimi në vitin 2015, banojnë në lagjet e Bronksit të qytetit të
New York-ut, në Pelham Parkway, Morris Park, Bedford Park dhe Belmont.

Loading...