Cleveland Cavaliers ndal hapin e Miamit Heat, duke e mposhtur me shumë vështirësi 91 – 89 skuadrën nga Florida. LeBron James fitoi duelin me sllovenin Dragic, pasi realizoi 24 pikë përkundrejt 18 të basketbollistit ballkanas

Cavs arritën të ruanin kryesimin thuajse gjatë gjithë pjesës së parë, por pikërisht në fundit e periodës së dytë Heat kthyen rezultatin. Loja ishte e ekuilibruar deri në sekondat e fundit, por vendasit arritën të ishin më të qetë, duke fituar me vetëm dy pikë diferencë. Cleveland me këtë sukses ruan vendin e tretë që i kërcënohej pikërisht nga Miami.

 

Fitore e lehtë 103 – 73 për Boston Celtics ndaj Neë York Nicks po në Konferencën e Lindjes. Një përballje pa shumë histori në “TD Garden”, me njujorkezët që arritën të rivalizonin vetëm në pjesën e parë, ndërsa në dy periodat e fundit thuajse nuk ekzistonin mbi parket, aq sa në 12-minutëshin përmbyllës realizuan vetëm 8 pikë.

 

Rikthehet me prepotencë te fitorja Charlotte Hornets, që falë 38 pikëve të Kemba Ëalker, fitoi 110 – 123 në parketin e Atlanta Haëks. Gjithsesi për Hornets duket e pamundur që në fund të sezonit të rregullt të renditet në zonën play off.

 

Philadelphia 76ers po rrezikon seriozisht të zbresë poshtë zonës play off në Konferencën e Lindjes. Edhe pse “ylli” i kësaj skuadre Embiid realizoi 29 pikë dhe kontrolloi 14 topa poshtë koshit, sërish u mposht 116 – 108 nga Brooklyn Nets.

 

Në takimet e tjera Indiana Pacers kaloi 105-101 Memphis Grizzlies, Orlando Magic shkatërroi 127-105 Los Angeles Lakers, Portland Trail Blazers iu imponua 124-108, Chicago Bulls, ndërsa Phoenix Suns fitoi 102-88 me Dallas Mavericks. /Express/

Loading...