Sport

Clevelandit s’i mjafton vetëm James

636512701429595716-USATSI-10527826

Cleveland ka pësuar një tjetër humbje në kampionat, duke u mundur 133-99 në fushën e skuadrës kanadeze të Toronto. Një tjetër disfatë e rëndë e skuadrës së Cavaliers, që shënuan humbjen e 16-të sezonale. Fitore e merituar e Torontos, me 7 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë (VanVleet 22 pikë), ndërkohë që shumica e pikëve, plot 76 të tilla, erdhën nga lojtarët e stolit. Për Cleveland u dallua LeBron James me 26 pikë, por që mbetën për statistikë. Fitorja e tretë radhazi për Lakers, që mundën 93-81 San Antonio, duke iu larguar fundit të renditjes në Perëndim. Ingram me 26 pikë ishte shënuesi më i mirë për kalifornianët, duke i bërë të pavlefshme 20 pikët e Aldride për teksanët.

Nga ndeshja Lakers – San Antonio, 93-81

Fiton  edhe skuadra tjetër e Los Anxhelosit, ajo e Clippers, që mundi 121-115 Sacramento jashtë fushe, sfidë emocionuese në minutat e fundit. Një tjetër ndeshje e mirë e Lou Williams, që e mbylli me 30 pikë, mbështetur edhe nga Harrell me 25. Në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes qëndron ekipi i Boston, që mposhti 114-103 Philadelphia, duke u shkëputur ndjeshëm nga rivalët. Sfidë me dy pamje, më e mirë për vendasit në pjesën e parë (Redick 22 pikë), ndërsa në të dytën erdhi përmbysja e Celtics, me Irving që realizoi 20 pikë e Morris 19, një dyshe që bëri diferencën në parket.

REZULTATET E SOTME

Philadelphia – Boston, 103-114

Toronto – Cleveland, 133-99

Sacramento – Clippers, 115-121

Lakers – San Antonio, 93-81

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top