Clinton përfshihet sërish në çështjen e Kosovës/ Mediat serbe: Do bëjë çdo gjë për të minuar marrëveshjen!

Mediat serbe, gjatë ditës së sotme kanë raportuar se familja Clinton është përfshirë sërish në çështjen e Kosovës.

Sipas asaj që shkruan media serbe, Hillary Clinton thuhet të jetë zotuar që do të shkatërrojë sa më shpejtë idenë për ndarjen e Kosovës.

“Hillary Clinton dhe Bill Clinton janë krijuesit e vërtetë të pavarësisë së Kosovës, dhe kështu ata kontrollojnë direkt politikanët shqiptarë në Prishtinë, dhe do të bëjnë çdo gjë për të minuar marrëveshjen, duke pritur për një ndryshim në Shtëpinë e Bardhë. Largimi presidentit Trump do t’i jepte fund planeve për ndarjen e Kosovës, pas të cilit, me sa duket, qëndron dhe Putin”, shkruajnë mediat serbe.

Loading...