Viktor Orban, i cili vitet e fundit është profilizuar si një udhëheqës nacionalist anti-emigrant dhe anti-musliman, mban në dorë një libër autorit britanik islamofob, Douglas Murray.

Murray është i njohur për frazat e tij si “feja e fashizmit islamik”, apo “fundamentalizmi malinje, i cili u zgjua nga Mesjetë për të na sulmuar këtu dhe tani”

Sipas disa komenteve, Orban e ka fotografuar veten me këtë libër në dorë me një mesazh të qartë, i cili përfaqson tashmë esktremin e djathtë në Europë, nën thirrjet e shpëtimit të saj prej valës emigratore, por që udhëheqësit hungarez e përkthen si pushtim nga muslimanët.

Paralel me këtë qëndri, Orban i është vërsulur dhe Sorosit prej kohësh, madje duke nxjerrë një ligj që ia ndalon aktivitetet në Hungari.

Ndërsa në raport me BE-në ku Hungaria është një ndër anëtaret e saj, Orban është shndërruar në “dele të zezë” më qëndrimet e tij ekstreme, deri në planifikimin e masave ndëshkuese. /tesheshi.com/

Loading...