LifeStyle

Çmimet “Globi i Artë”, “La La Land” thyen rekord

cmimet-globi-i-arte

Filmi muzikal “La La Land” ishte triumfuesi i mbrëmjes në ceremoninë e 74-të e ndarjes së çmimeve “Golden Globe 2017” (Globi i artë) në Beverli Hills të Kalifornisë. Filmi theu rekord duke fituar çmime në secilën kategori që ishte dominuar, në total 7 çmime.  Pas tij vjen drama “Moonlight” e cila fitoi Globin e Artë për filmin më të mirë në kategorinë e dramës. Një moment i rëndësishëm i kësaj ceremonie ishte dhe fjalimi i aktores Meril Strip kundër presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, e cila u shpreh se ai po përdor fuqinë e tij për të poshtëruar njerëzit

 Holivudi është rritur me të jashtëm dhe të huaj dhe nëse ne i largojmë ato nuk do të kemi asgjë për të parë përveç futbollit dhe arteve marciale, të cilat nuk janë realisht arte. Mosrespekti sjell mosrespekt, dhuna sjell dhunë – u shpreh Meril Streep, aktore.

Mbrëmja gala është prezantuar nga Xhimi Fallon  nën shoqërinë e yjeve si Dreu Barimore, Matt Damon, Nikol Kidman dhe Zoe Saldana të cilat kanë shkëlqyer në ceremoninë  tre orëshe.

To Top