Çmimi i banesave të reja në Shkup, pritet të pësojë një ulje në periudhën në vazhdim, për shkak të uljes së kërkesës nga blerësit. Vetë ndërtuesit pohojnë se cmimi do të mbetet I njejtë në kounën Qendër, porn ë komunat e tjera ka mundësi të ketë ulje çmimesh.

Nga Shoqata e ndërtimtarisë pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë thonë se në kushte të uljes së vëllimit të transaksioneve të pasurive të patundshme dhe të ofertave në rritje për apartamente banimi, siç tha Serafimovski, në të ardhmen vetëm cilësia do të përcaktojë çmimin e tregut.

Shoqata do të mbajë trajnime për të vlerësuar cilësinë e materialit, posedimin e certifikatës, zonat e gjelbërta, hapësirën për parking, si dhe faktin që banesa e shtrenjtë nuk duhet të përcaktohet sipas lokacionit, por sipas materialeve që kontribuojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës.

“Ne i bëjmë thirrje të gjithë blerësve potencialë që të kushtojnë vëmendje të veçantë kur blejnë një banesë në periudhën e ardhshme. Deri tani, kërkesa ishte shumë e madhe dhe banesat u shitën në bazë të lokacionit dhe se në periudhën e ardhshme vetëm blerësit do të diktojnë çmimin e banesës”, tha Andrea Serafimovski, kryetari i shoqatës së ndërtimtarisë – OEM

Në katër muajt e parë të këtij viti parashikohet ndërtimi i 2.150 banesave, që është një rënie prej 29.64 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur janë parashikuar 3.056, dhe pritet që mos të ketë rritje të mëtejshme sikur në vitin 2008, kur vendi priste pranimin në NATO dhe çmimi u rrit me 25 për qind.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, shumica e banesave në Shkup , ndërtohen në Qendër, Aerodrom, Karposh dhe Kisella Vodë. Në komunën e Qendër, çmimi për metër katror është 1.300 euro, ndërsa në Aerodrom, Karposh dhe Kisella Vodë lëviz nga 950 në 1.050 euro.

Loading...