CNN shkruan për mozaikun e Nënë Terezës së Saimir Stratit

Nëse keni menduar se kopsa janë të krijuara vetëm për të mbajtur së bashku letrat atëherë mendoni përsëri pasi që, mozaiku më i madh në botë në librin e Guinnes është i krijuar me rreth 1.5 milionë kopsa teli, shkruan CNN.

Mozaiku është një portret i Nënës Terezës dhe po qëndron në Muzeun Kombëtarë të Kosovës në Prishtinë. Artisti shqiptar Saimir Strati, ka thënë së është inspiruar nga kriza e refugjatëve gjersa e ka krijuar portretin e Nënë Terezës duke buzëqeshur.

“Unë e kam ditur që dëshirojë që të krijoj diçka me tel kur i kam parë lajmet në lidhje me fluksin e refugjatëve. Unë kam parë shumë kopsa që janë përdorur për të kapur letrat në samitin G-20. Mirëpo ato letra kanë akoma shumë punë për të sjellë paqe dhe një jetë më të mirë në botë”, janë fjalët e Saimir Stratit të cituara nga CNN.

Loading...