Opinione

Çoni selam Sali Berishës

sali

Në vitin 1993 dhe 1994, preke në sedrën e lëvizjes politike shqiptare në Maqedoni, çfarë deshte dhe kush të shtyri nuk e di:

Por, si hakmarrje nga Zoti, në 1994 e humbe referendumin e sulltanatit të tipit Erdogan, që po do ta fitojë në vitin 2017 në Turqi.

Në vitin 1996 e ftove Demaçin në Tiranë, deshte ta shkatrrosh edhe lëvizjen politike në Kosovë, ku ju kërkoje partive të dilnin në zgjedhjet e Serbisë që ta përkrahin demokracinë e Zoran Gjingjiqit.

Por, si hakmarrje nga Zoti, në vitin 1997 tu shemb pushteti i genjeshtrave dhe patriotizmi primitiv.

Pra, tu deshtën 8 vjetë në opozitë, ku pastaj erdhe përsëri si kryeministër në vitin 2005 dhe prej atëherë ke qenë shtylla dhe kurrizi i VMRO-së në Maqedoni.

Ambasadori yt, Arben Çejku më shumë e mbronte Nikolla Gruevskin dhe dy satelitët e tij, Ahmetin dhe Thaçin, se sa demokracinë, pluralizmin dhe vlerat evropiane.

E sheh, nuk ta shkruaj se nuk i mbroje shqiptarët, sepse more guximin dhe erdhe në Shkup për të shitur patriotizëm primitiv me rastin e 100 vjetorit, por nuk pate dhe nuk gjete mundësinë ta respektosh kampinonin e parë olimpik shqiptar nga Shkupi.

Njejtë, nuk pate as guximin minimal të tregosh të vërtetën e Remzi Hoxhës, gjithashtu i zhdukur nën pushtetin tënd në Shqipëri.

E shumë të tjera.

Tani, njejtë si Gruevski, e ke shpikur një armik imagjinar, që në fakt është mik i shqiptarëve, e ky është George Soros.

A ka turp më të madh, në moshën tënde, të mbash peng një Shqipëri me emrin e Lulzim Bashës.

P.S.
Një natë e shkrova. Kur do të përcjellim me nderime ushtarake në “resting place”, ta dish se do të zhduken të gjitha magjitë e zeza në Shqipëri. /Tim Shkupi

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top