“Conte dëshiron Realin, pret thirrjen e Perezit”

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte është i etur për tu ftuar nga Real Madridi për punën e trajnerit.

Presioni aktualisht është në rritje për francezin Zinedine Zidane, skuadra e së cilit u mposht me rezultat të thellë 3-0 nga Barcelona të shtunën në Santiago Bernabeu.

Rezultati do të thotë që kampionët e Evropës janë 14 pikë prapa rivalëve të tyre të ashpër në renditjen spanjolle në La Liga.

Analisti britanik i futbollit Ian McGarry thotë se puna te Real Madridi është tërheqëse për Conten dhe se italiani dëshiron punën në Santiago.

“Unë mendoj se ai dëshiron punën e Real Madridit”, ka thënë fillimisht McGarry.

“Për Florentino Perez [presidenti i Real Madridit], gjëja e fundit që ai dëshiron të bëjë është të heqë një ikonë të famshme të klubit të tij dhe mendoj se një shkarkim nuk do të ndodhë”.

“Por, mund të jetë thjesht një fjalë në veshin e tij “është koha për të shkuar Zinedine” , sepse lojtarët nuk po ju përgjigjen, ose trajnimi nuk është mjaft i mirë apo çfarëdo arsye për këtë skuadër të gabuar”.

“Conte është i etur për të marrë atë punë. Mendoj se ai është admiruar nga Florentino Perez për atë që bëri në një sezon në Chelsea, i cili ishte shumë mbresëlënës edhe pse pa Ligën e Kampionëve”.

“Sido që të jetë, unë nuk mendoj se Antonio Conte do të jetë në Chelsea sezonin e ardhshëm”, përfundoi analisti i futbollit.

Loading...