Coutinho ndryshon numrin, merr fanellën “e rezervuar” për Griezman

Para se përforcimet e reja të mund të zgjedhin numrat në fanellë, “veteranët” e Barcelonës kanë preferencat e tyre në këtë drejtim. Ky është një nga ligjet e pashkruara të dhomës së zhveshjes te skuadra katalanase. Dhe kjo është ajo që Coutinho ka bërë, pasi, pas shfaqjes me numrin 14 mbi shpinë në gjysmën e sezonit të kaluar (mori numrin e Mascherano, që u largua drejt Kinës), tani ka zgjedhur të mbajë numrin 7, për pak kohë vakant, që nga largimi i Arda Turan.

Në fakt, që kur arriti te Barcelona, Coutinho kishte qëllimin për të luajtur me numrin 7, por në atë moment ai ishte “i rezervuar” për Antoine Griezmann, në rast se arrinte në verë. Pas “jo” së francezit, Coutinho ka përfituar tani për të marrë numrin që donte. Para Coutinho, lojtarët e tjerë, që e kanë veshur fanellën me numrin 7 te Barcelona, janë si më poshtë, teksa Luis Figo ishte “pronari” i parë i këtij numri:

Luis Figo (1995-2000)
Alfonso Pérez (2000-2001)
Javier Saviola (2001-2004)
Henrik Larsson (2004-2006)
Eidur Gudjohnsen (2006-2010)
David Villa (2010-2013)
Pedro Rodríguez (2013-2015)
Arda Turan (2015-2018)

Loading...