Cristiano Ronaldo është gjithmonë e më pranë Juventusit. Lojtari portugez ka një marrëveshje të plotë me klubin italian prej disa javësh dhe është plotësisht i vendosur që të largohet nga Madridi në ditët e ardhshme. CR7 do të përfitojë 30 milionë euro në sezon. E vetmja pikë që mbetet për t’u zgjidhur është marrëveshja ndërmjet klubeve. “La Vecchia Signora” ka ofruar 100 milionë euro, ndërkohë që klubi spanjoll kërkon të përfitojë diçka më shumë. Dëshira e Cristianos për të lënë Madridin vjen nga mosmarrëveshjet e tij me Florentino Perez. Gjithashtu, Reali kërkon para’ për të përballuar blerjen e Neymar. Cristiano do të mbyllë një cikël që filloi në vitin 2009. Real Madrid, me largimet e Cristiano dhe Zidane humb dy shtyllat e tij më të rëndësishme të sukseseve të fundit.

Loading...