Cristiano Ronaldo ka zbuluar se presidenti i Realit, Florentino Perez ishte arsyeja e largimit të tij nga Madridi për tu transferuar në Juventus.

“Në klub e ndjeja se nuk po më trajtojnë ashtu sikur kur pata ardhur, sidomos nga presidenti. Pesë vite në Real kam qenë Cristiano Ronaldo, ndërsa më pas jo. Perez më shikonte me sy tjetër, sikur të mos kisha qenë i pazëvendësueshëm”, tha Ronaldo për France futboll, ndërsa ndikim të madh ka pasur edhe largimi i Zidanes nga Reali.

“Nuk ishte cështje parash, për para do të shkoja në Kinë ku do të fitoja pesë herë më shumë se te Juventusi ose Reali. Te Juve s’kam ardhur për para. Në Madrid kam fituar po aq, mos më shumë. Dallimi ishte se Juventusi më dëshironte”, ka shtuar ylli portugez.

Loading...