Cristiano Ronaldo ka zbarkuar prej pak kohësh në planetin Juventus dhe duket se është ambientuar shumë mirë. Prania e tij ka tërhequr te Serie A vëmendjen e të gjithë botës, por portugezi duket se i ka idetë e qarta për sa i përket fushës së lojës.

“Dua të fitojë Champions League me Juventus. Do të përqendrohemi te ky objektiv, por pa e pasur fiksim. Hap pas hapi do të përpiqemi të fitojmë dhe më pas do të shohin se deri ku do të shkojmë këtë vit. Nëse nuk e fitojmë sivjet, do ta fitojmë vitin tjetër ose atë tjetrin…,” – tha portugezi.

“Objektivi themelor i klubit është të fitojë kampionatin, Kupën e Italisë dhe natyrisht të bëj sa më mirë në Champions League,” – shtoi portugezi, pesë herë fitues i “Topit të Artë”.

Më pas, “CR7” tregon edhe ëndrrën që ka në sirtar, lidhet me Cristiano jr. aktualisht vetëm 7 vjeç: “Eshtë shumë kompetitiv, si ishte unë në moshën e tij. Nuk i pëlqen të humbasë. Do të bëhet si unë, jam i sigurt 100%.”

Loading...