Sport

Cuculi: Në Kratovë për tre pikë

2b-cucuili

Në kuadrin e javës së 28-të të Ligës së parë futbollistike, Shkëndijën e Tetovës e pret një udhëtim i vështirë në Kratovë, ku do të ndeshet me Sileksin që është i papërshtatshëm në terren të vet.

Mbrojtësi Ardian Cuculi deklaron se respektojnë kundërshtarin, por do të kërkojnë fitoren.

“Pas kualifikimit në finale të Kupës dhe gëzimit të madh të të gjithëve, përqendrimi jonë tani është në ndeshjen me Sileksin ku kërkojmë të vazhdojmë të bëjmë detyrën tonë në kampionat. Do të japim maksimumin në çdo ndeshje të radhës dhe si gjithmonë do të kërkojmë tre pikët. Respektojmë ekipin e Sileksit, kanë skuadër cilësore, mirëpo ne shkojmë për tre pikë në Kratovë”, u shpreh Ardian Cuculi.
Ndeshja Sileks-Shkëndija do të luhet të dielën me fillim prej orës 16:00./lajm

Ndeshjet, java e 28-të
(E diel, ora 16:00)
Shkupi-Vardar
Sileks-Shkëndija
Pelister-Pobeda
Renova-Bregallnica
Rabotnicki-Makedonija GJP

Renditja:
1.Vardar                            65
2.Shkëndija                       54
3.Rabotnicki                      46
4.Pelister                           37
5.Renova                           35
6.Sileks                             35
7.Shkupi                            29
8.Pobeda                           23
9.Bregallnica                     19
10.Makedonija GJP          18

To Top