Sport

Cuculi: Shkëndija nuk duhet të frikësohet nga askush

Ardian-Cuculi-uel-draw-reaction-1024x682

Kapiteni Ardian Cuculi ka folur pas shorit të eliminatoreve të Liga Evropës, që për kundërshtar të parë të “kuqezinjëve” përcaktoi Daçian nga Moldavia. Duke respektuar kundërshtarin Cuculi beson se Shkëndija do të japë më të mirën në kërkim të avansimit në raundin e dytë ku do të përballeshin me fituesin e duelti ndërmjet Connah’s Quay Nomads nga Uellsi dhe Helsinkit të Finlandës.

“Normal se pas shortit dhe asaj që mësuam se kundërshtari ynë i parë në Liga Evropa do të jetë Daçia. Kundërshar aspak i lehtë duke parasysh se Daçia deri xhiron e fundit kryesonte kampionatin në Moldavi dhe në moment të fundit, në ndeshjen e fundit e humbi kampionatin. Jo se frikësohemi, por thjesht respektojmë kundërshtarin dhe do të japim maksimumin për të bërë më të mirën tonë në Liga Evropa. Them që me angazhim maksimal të të gjithëve, Shkëndija nuk duhet të frikësohet nga askush, por thjesht me këmbë në tokë dhe me plotë të shkojmë atje për rezultat pozitiv dhe pastaj në ndeshjen e kthimit të kualifikohemi. Nuk do të jetë e lehtë, në Liga Evropa nuk ka ekipe të dobëta. Thjesht cili ekip bën më pak gabime ai edhe fiton dhe shkon më tutje. Besoj se ne do të jemi ai ekip”, deklaroi mbrojtësi Ardian Cuculi.

To Top