Çudia e Partizanit të Tiranës, në Beograd për të blerë futbollist serb!

Mision në Beograd për t’u kthyer me një sulmues që të premtojë gola në vazhdimësi. Drejtuesit më të lartë të Partizanit, Olsi Rama dhe presidenti Gazmend Demi kanë udhëtuar drejt Beogradit me një objektiv të qartë, transferimin e lojtarit serb Nikola Durdiç dhe për këtë ata mund të mbështeten te ndihma e presidentit të Partizanit të Beogradit, Milorad Vuçeliç. Drejtori i klubit të kuq dhe numri 1 do të ndjekin nga afër derbin e Beogradit por do të diskutojnë edhe me Vuçeliç, i cili e ka pasur nën kontratë 31-vjeçarin, aktualisht pjesë e Randers në Danimarkë. Një mision sa i vështirë aq edhe i komplikuar pasi sulmuesi nuk e pranoi transferimin në Tiranë rreth një vit më parë. Gjithsesi, situata mund të ndryshojë me shpejtësi pasi këtë herë një sponsor i fuqishëm është pikërisht presidenti i Partizanit të Beogradit, i cili do të bëjë ndërmjetësin për të mundësuar kalimin e sulmuesit në klubin e kuq. Gjatë këtij sezoni, Durdiç numëron 17 ndeshje dhe dy gola të shënuar me fanellën e skuadrës daneze që mbyll klasifikimin në Kategorinë e Parë dhe është një nga kandidatet kryesore për të zbritur në të dytën. Në këtë mënyrë, destinacioni shqiptar mund të jetë një hipotezë e mundshme për 31-vjeçarin pasi në Tiranë atij mund t’i premtohen çelësat e sulmit ku Partizani po has probleme të mëdha.

Loading...