Pak pas orës 04.00 të mëngjesit të së dielës, Spitali i qytetit në Cyrih të Zvicrës ka lajmëruar policinë se në këtë institucion është sjellë një shtetas 20-vjeçar maqedonas me plagë nga thika, në pjesën e sipërme të trupit, thuhet në një kumtesë të policisë zvicerane, përcjellë „Shtegu.com“. Sipas informatave të para policore, pas marrjes së informatave në terren, dëshmitarët kanë pohuar se rreth orës 03.45, në udhëkryqin në mes të rrugëve „Kanonengasse/Zwinglistrasse“ është shkaktuar një zënkë në mes të një të panjohuri dhe viktimës.

Me këtë rast, shtetasi maqedonas ka pësuar plagë mesatarisht të rënda në pjesën e sipërme të trupit, me thikë. Autori i ngjajres është arratisur në këmbë në drejtim të rrugës „Langstrasse“. Policia e përshkruan në këtë mënyrë sulmuesin: Rreth 20 deri 25-vjeçar, përafërsisht 175 deri 180 cm i lartë, trup të thatë, ngjyrë kafe të trupit, flokë të rregulluara ngjyrë kafe në të zezë. Ai ka folur në gjuhën zvicerane dhe ka pasur të veshur pallto ngjyrë të kaltër/bezh/të verdhë, xhinse të kaltër, atlete të bardhë dhe një shkop bejzbolli në duar. Personat të cilët mund të japin informata lidhur me ngjarjen, luten që të kontaktojnë me policinë zvicerane në Cyrih, apo në kët numër telefoni: 0 444 117 117.

Loading...