Çysh ja ka msy Artan Grubi, pas Ukrainës do të arrijë edhe në Rusi!

 

Ejup Berisha

Nëse Artani Grubi korr sukses dhe e anëtarëson Ukrainën ne BE dhe ne NATO atëherë i njëjtë le t’ia mësyjë edhe Rusisë që ta anëtarësoj ne te njëjtat struktura integruese. Nëse këtë e bën Artan Grubi, atëherë kjo do te jetë një mrekulli e vertetë sepse këto gjëra spo arrijnë ti bëjnë shtetet anëtarë te BE-së dhe SHBA-të tani një kohë të gjatë. E po e bëri Grubi një gjë te tillë, kjo do të jetë ndihmesë e madhe për Bashkimin Europjan dhe per SHBA-te apo nje kontribut për politiken ndërkombëtare. E ne këtu ne Maqedoni do te presim edhe pak mos valle po na vijne Poroshenko apo Putini te nai zgjidhin problemet dhe te na i plotesojne kushtet per anetaresim ne NATO dhe BE. Thone se mjeshterit mjetet e tyre i kane te prishura duke u munduar tu a rregullojne te tjereve.

Loading...