Xherdan Shaqiri i pakapshëm! Shaqiri i lëvizshëm dhe i frikshëm për kampionin e Serbisë, Cërvena Zvezdën nga Beogradi. Liverpooli me rezultat bindës 4:0 e mundi Cërvena Zvezdën.

Klubi më i madh serb turpërohet në “Anfield”, në ndeshjen e xhiros së tretë të grupit C të Champions League. Futbollisti nga Kosova vlerësohet me notë si bombë nga tabloidi britanik “Daily Mail”. Shaqiri vlerësohet me notën 8 dhe është i lojtar i ndeshjes nga “Daily Mail”.  Reprezentuesi i Zvicrës asistoi në golin e dytë kur shënoi Mohamed Salah pikërisht në minutën e 45-të.

Notat sipas “Daily Mail”: Liverpool (4-3-3): Alisson 6; Alexander-Arnold 6, Gomez 6, Van Dijk 6, Robertson 6.5 (Moreno 82’); Shaqiri 8 (Lallana 68’, 6), Fabinho 6, Wijnaldum 6.5; Salah 7.5 (Sturridge 73’, 6), Firminho 7.5, Mane 7.5.

Cërvena Zvezda (4-2-3-1): Borjan 7; Stojkoviq 6, Babiq 5.5, Degenek 6, Gobelijic 5.5; Krtsiçiq 6, Joviqiq 5 (Caushiq 75’, 6); Srniq 5, Ebecilio 6 (Jovançiq 65’, 6), Ben Nabouhane 6 (Simiq 81’); Boakye 5.

Loading...