Sot në Kuvendin Komunal të Preshevës në mes të asambleistëve.Fatlum Kadriu nga Alternativa ka thënë se është sulmuar nga këshilltari i Partisë për Veprim Demokratik, Rinor Krasniqi.

Ai ka thënë se pamjet e shpërndara nëpër media nuk janë të mira duke thënë se aty janë për të bërë politika, njofton Klan Kosova.

“Nuk janë pamje të mira, ai është i shtyrë nga kryetari i partisë së tij i stërvjetëruar, Riza Halimi.

Pamjet janë dhe shihet qartë se kush ka qenë i sulmuar”, ka thënë Kadriu në Info Magazine.

“Po shihet gënjeshtari”, ka thënë ai pasi që edhe Krasniqi ka thënë se ka qenë i sulmuar.

“Kam qenë i sulmuar nuk kam si të pendohem për atë që ka ndodhur kur kam qenë i sulmuar”.

Loading...